“Nuk e firmos kontratën po nuk më garantuan paratë në bankë”

11 Maj 2021
12:52
Telesport
back button

Frank Warren, menaxheri i boksierit britanik Tyson Fury, ka deklaruar se kampioni i botës në peshën e rëndë nuk do të nënshkruajë asnjë kontratë për t’u përballur me Anthony Joshua për sa kohë që nuk do të garantohet nga banka se ekzistojnë paratë për këtë sfidë të madhe.

Janë të shumtë fansat që shpresojnë që kjo sfidë e madhe e boksit të zhvillohet këtë verë, por deri më tani nuk ka ende asnjë datë dhe vend për zhvillimin e saj. Ndërkohë që flitet për Arabinë Saudite, vendi që ka bërë ofertën më të mirë financiare.

Ne kërkojmë garanci financiare dhe nëse kjo gjë nuk vjen, atëherë Fury nuk do të nënshkruajë asnjë kontratë. Nëse ata që garantojnë paratë janë gati ta bëjnë këtë gjë, atëherë nuk ka asnjë problem. Fury nuk është i kënaqur që kjo situatë po shtyhet”, tha Warren.

Në momentin që Fury do të ketë paratë e garantuara në bankë, atëherë ai do ta nënshkruajë kontratën. Ky është problem kryesor, kjo është “thembra e Akilit” në këtë çështje”, tha Frank Warren.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit