“Nuk e harroj verën e vitit 2009 te Real Madrid pasi kisha shënuar 24 gola! Pyeta veten…”

17 Shtator 2021
22:07
Telesport
back button

Gonzalo Higuain, sulmuesi aktual i Inter Miami dhe ish i Milan, Juventus, Napoli, komentoi vitet e tij te Real Madrid në një intervistë me ESPN Fútbol 360. Higuain tha: “Kur mbërrita te Real Madrid e dija që nuk do të kisha luajtur në ekipin e parë por te Castilla.

Ekzistonte mundësia e largimit me huazim. Babai im në aeroplan më tha që të mos kem frikë, por respekt, dhe kjo fjali më ka mbërthyer.

Kur mbërrita, u stërvita me ekipin e parë dhe në stërvitjen e dytë Fabio Capello më tha të qëndroja. Pas 3 ose 4 ditësh bëra debutimin tim si titullar në Kupën e Mbretit. Kam luajtur në të djathtë. Nuk e prisja, as pak.

Nuk e prisja të luaja për gjashtë muaj te River dhe të shkoja te Real Madrid. Prisja që të luaja për disa vjet për River, të luaja me Copa Libertadores dhe më pas të bëja një hap drejt Evropës.

Ishte e vështirë të hyje në Bernabeu në moshën 18 vjeç. Në ato momente ju nuk e vlerësoni atë që ju ndodh; tani që kanë kaluar vitet e shoh veten si një nga golashënuesit më të mirë në historinë e Real Madridit dhe jam i mahnitur.

Unë ëndërroja të luaja në Evropë, por nuk e imagjinoja të bëja këtë karrierë”.

Higuain pastaj vazhdon të flasë për konkurrencën e madhe që gjeti në rrugën e tij me ‘Blancos’, duke thënë: “Në 2008/2009 kam shënuar 24 gola gjatë gjithë sezonit dhe në merkaton e verës ata morën Karim Benzema, Ricardo Kakà dhe Cristiano Ronaldo. Kështu që pyeta veten ‘sa gola do të më duheshin të shënoja për të qëndruar në ekip?’. Me Benzema ishte një garë shumë e shëndetshme dhe ne të dy duhej të bënim më të mirën për të luajtur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit