“Nuk e kam takuar”, Gortezka për Tuchel: Për një gjë s’kam dyshime

30 Mars 2023
15:28
Denis Hakanaj
back button

Pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve, lojtarët po kthehen në klubet respektive. Edhe Leon Goretzka është gati të të zhytet përsëri në ambientin e Bayern Munich ku ka ardhur Thomas Tuchel.

Në një intervistë të dhënë për Bild, gjermani ka folur për situatën e klubit në prag të përballjes së dyfishtë në Champions League që do të vërë përballë bavarezët kundër Manchester City-t në çerkefinalet e turneut.

Ai e ka filluar nga ndërrimi i trajnerit: “Fatkeqësisht nuk e kam takuar akoma Thomas Tuchel. Të gjithë e njohim dhe i vlerësojmë sukseset që ka arritur ai. E vlerësojmë shumë eksperiencën e tij.

“Presioni te Bayern është gjithmonë shumë i madh. Sigurisht, ky presion do të rritet akoma më shumë në pritje të ndeshjeve, për këtë nuk ka dyshime. Ne si skuadër duhet të mendojmë për fushën”.

Goreztak nuk ka dyshime as në lidhje me ndeshjen e madhe kundër Qytetarëve: “Manchester City është skuadra më e fortë me të cilën mund të përballesh në Champions.

“Mendoj se anglezët mund të thonë të njëjtën gjë për ne. Do të jemi shumë të përgatitur për këtë përballje”, ka përfunduar mesfushori gjerman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit