“Nuk e kuptoj Francën”, ish-mesfushori francez: Askush nuk do t’i mbajë mend

4 Korrik 2024
15:40
Denis Hakanaj
back button

Ish-mesfushori i Francës, Johan Micoud, ka kritikuar ashpër paraqitjen e Les Bleus në Euro.

“Nuk e kuptoj këtë skuadër. Çdo herë marr një përgjigje: ‘po, por fiton’. Por imagjinoj se mund të fitojmë duke luajtur pak më mirë në sulm, me lojtarët në fushë,” tha Micoud për L’Equipe.

“Aty ku Deschamps është shumë i fortë është se ai u transmeton lojtarëve të tij këtë mentalitet për të mos u dorëzuar kurrë, për të luftuar deri në fund.

“Ne flasim për 1984, 1998, 2000, sepse ka pasur lojë. Nuk e di nëse do ta kujtojmë këtë brez pas 20 apo 30 vitesh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit