Joshua Kimmich mund të largohet nga Bayern, aty ku prej vitesh ka qenë lider absolut pas gjigantit Manuel Neuer. Mesfushori nuk është i bindur nga merkatoja e bërë nga bavarezët dhe pritet që në korrikun e ardhshëm të largohet.
Sipas raportimeve të Bild, drejtuesit e klubit nuk e konsiderojnë më lojtar të paprekshëm, plus që për 29-vjeçarin ka interes nga disa klube big në Europë.
Vincent Kompany ka shprehur dëshirën për ta pasur në ekip lojtarin, por Kimmich ka një gjë që nuk e kupton nga trajneri belg: faktin që ky i fundit nuk e ka vendosur ende pozicionin e lojtarit gjerman.
Kimmich fillimisht luajti si mesfushor me trajnerin Kompany, por gjërat ndryshuan shpejt dhe ky i fundit e pozicionoi si mbrojtës të djathtë. Kjo gjendje e pasigurt nuk i pëlqen lojtarit të Gjermanisë, i cili që tani ka filluar të konsiderojë dy oferta: Manchester City dhe Arsenal.