“Nuk e largoj Luis Enrique edhe sikur të eliminohemi që tani nga Champions League”

22 Nëntor 2024
13:46
Telesport
back button

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, ka folur në lidhje me sezonin e skuadrës së tij. Ai ka konfirmuar besimin e madh që ka të trajneri Luis Enrique, duke hedhur poshtë zërat për një largim të tij.

Strategjia jonë duhet të vlerësohet në aspektin afatgjatë. Ne kemi një ekip të ri, nuk duam të nxitojmë dhe kemi besim te Luis Enrique, në stilin e tij. Ai është trajneri i duhur për këtë punë”, tha “Al Khelaifi.

Më tej, ai shtoi: “Unë jam shumë krenar për ekipin tim, ne luajmë futboll, kemi një identitet, luajmë në sulm. Unë flas me trajnerin dhe Luis Campos, ne jemi të kënaqur me strategjinë tonë. Nëse humbasim, nuk ndryshojmë asgjë”.

Kemi shumë besim te trajneri ynë. Ai po bën një punë të shkëlqyer dhe mund t’ia zgjasim kontratën. Ne mund të bëjmë gabime, nuk mund të bëjmë gjithçka në mënyrë perfekte, por Enrique do të qëndronte edhe sikur të eliminohej që tani nga Champions League”, tha Al Khelaifi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit