“Nuk e përjashtoj”, Laporta befason në konferencë për shtyp

17 Nëntor 2021
17:20
Denis Hakanaj
back button

Laporta, presidenti i Barcelona-s, ka folur për një kthim të mundshëm të Messi-t dhe Iniesta-s gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Dani Alves.

“Nuk e përjashtoj. Ka ndodhur me Dani-n, i cili ka thënë se mosha është vetëm një numër”, ka thënë numri një i Barcelona-s.

“Po flasim për dy lojtarë spektakolarë. Nuk mund ta parashikoj të ardhmen dhe ata po luajnë akoma.

“Do t’i mbajmë gjithmonë në konsideratë, por për momentin kanë një kontratë me klube të tjerë. Në jetë nuk i dihet kurrë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit