“Nuk e pres pafundësisht, në shkurt ose mars rikthehem në ring”

22 Nëntor 2021
13:26
Telesport
back button

Boksieri britanik Tysaon Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) u shpreh sot se në shkurt apo mars të vitit të ardhshëm ai do të ngjitet sërish në ring. Fury (31 fitore, 1 barazim në karrierë) shtoi se ende nuk e di se cili do të jetë rivali i tij, por konfirmoi se nuk do të presë gjatë patriotin e tij Dillian Whyte, që pak ditë më parë nuk u mandatua nga WBC edhe pse mban titullin e kampionit të përkohshëm.

Unë prisja që WBC të mandatonte Whyte, por nuk e di se çfarë problemesh private ka ai. Whyte ka një çështje në gjykatë që duhet të zgjidhë, por unë e di që këto çështje zgjasin shumë. Ndaj, unë nuk do ta pres gjatë atë. Për të dueluar për herë të tretë më Wilder prita 18 muaj dhe nuk do të pres kaq gjatë sërish”, tha Fury.

Nuk jam i interesuar të pres njerëzit. Unë do të bëj atë që duhet të bëj. Do të dueloj sërish në shkurt apo në fillim të marsit, ku do të mbroj titullin kampion bote. nuk kam problem të përballem me cilindo, madje Whyte është një kundërshtar i lehtë për mua”, u shpreh Tyson Fury, i pamposhtur në karrierën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit