Trajneri i Barcelona-s, Hansi Flick, ka mbetur i befasuar nga humbja 4-2 ndaj Osasuna-s.
Ante Budimir (2), Bryan Zaragoza dhe Abel Bretones shënuan për Osasuna, me golat e Barçës të shënuar nga Pau Victor dhe Lamine Yamal.
Flick refuzoi të kërkonte justifikime për lojtarët e tij për disfatën.
Humbja e parë:
“Duhet t’i pranoni këto humbje. Ne nuk kemi luajtur shumë mirë. Mendoj se është përgjegjësia ime t’i mbroj lojtarët, sepse ata kanë luajtur shumë minuta.
“Por nuk e prisja që do të luanim kështu. I kam thënë skuadrës se duhet të vazhdojmë. Ne luajmë të martën, të dielën… dhe jemi në rrugën e duhur”.
Paraqitja:
“Në pjesën e parë kemi bërë shumë gabime, nuk është normale që luajmë kështu – kemi pasur shumë ndryshime në ekip dhe kjo është ndoshta një arsye për këtë”.
“Mendoj se ishte e nevojshme. Kemi pasur shumë ndeshje, shumë lojtarë kanë pasur kaq shumë minuta, unë duhet të kujdesem për këtë. Kjo është përgjegjësia ime.
Rezultati:
“Ne bëmë shumë gabime dhe ata bënë shumë mirë. Edhe pse mendoj se ka pasur një faull në fillimin e aksionit të golit të dytë, nuk jam plotësisht i sigurt sepse nuk e kam parë ende, por kjo është ajo që kam dëgjuar. Katër gola të pësuar janë shumë”.
Ndryshimet:
“Mendoj se në pjesën e dytë u përpoqëm të fitonim. Kishim raste. Por Osasuna bëri shumë mirë. Na krijoi probleme. Duhet ta analizojmë dhe të bëjmë më mirë”.
Rotacioni:
“Nëse shikoni ekipin tonë, nuk është e lehtë. Mendoj se pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve do të kemi më shumë lojtarë të rikuperuar. Ka shumë lojtarë të dëmtuar, por nuk është justifikim. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Kombinuam dhe luajtëm më mirë. Nëse do ta kishim bërë për 90 minuta, rezultati do të kishte qenë më i mirë”.
Zëvendësimi i Lewandowski-t:
“Sepse edhe ai ka nevojë për pushim. Kështu është. Të gjithë kanë nevojë për pushim. Është e vështirë, por çdo tre ditë kemi një ndeshje dhe e bëmë për të mirën e tij”.
Shqetësim?
“Unë jam pozitiv. Mendoj se duhet të marrim fitoren tonë të parë në Champions League”.