“Nuk e prisja këtë zgjedhje”, Sacchi kritikon Milan-in: Nuk më bind

26 Maj 2024
12:36
Denis Hakanaj
back button

Tani që cikli i Stefano Pioli-t është mbyllur, Milan-i shikon drejt së ardhmes dhe e bën me sytë e Paulo Fonseca-s, që duket se është kandiati i vetëm që ka mbetur në garë për rolin e trajnerit të kuqezinjve.

Një zgjedhje që, nëse do të konfirmohet, nuk do të pritej mirë nga një pjesë e madhe e tifozëve që nuk janë të bindur se portugezi është njeriu i duhur për ta kthyer skuadrën te fitorja.

Në lidhje me këtë ka dhënë mendimin e tij edhe ish-trajneri i Milan-it, Arrigo Saçhi, i cili ka thënë për Gazzetta dello Sport:

“Të them të drejtën, prisja një emër më të rëndësishëm. Ose të paktën, duke qenë se jam italian, shpresoja që drejtuesit të zgjidhnin një vendas. Fonseca ka drejtuar Roma-n, por nuk ka bindur.

“Ka bërë një punë shumë të mirë në Ukrainë, ku ka drejtuar Shaktar Donetsk dhe ka fituar tri kampionate radhazi. Në Francë ka marrë një vend të pestë dhe të katërt, jo rezultate të jashtëzakonshme.

“Zgjedhje e dështuar? Nuk duhet të ekzagjerojmë. Një zgjedhje që duhet vlerësuar nëpërmjet punës dhe lojës që do t’i ofrohet publikut. Fonseca-s i duhet dhënë koha për të ndërtuar skuadrën.

“Nuk duhet të kemi paragjykime. Unë do të jem i pari që do ta duartrokas nëse Milan-i do të tregojë se është një skuadër e guximshme, moderne, europiane”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit