Interi duket se ka gjetur pasardhësin e mesfushorit Hakan Calhanoglu.
Turku është lojtar i shkëlqyer dhe shumë i dashur për tifozët zikaltër, por vitet kalojnë dhe është e dukshme se për të po vjen fundi i karrierës.
Klubi italian, sipas “Il Corriere dello Sport”, por ndjek nga afër talentin e Hellas Verona, Reda Belahyane. Madje, do ta studiojë me ekspertët e vet në ndeshjen e së shtunës të Serie A në Bentegodi.
Vetëm 20 vjeç, drejtuesit e Interit mendojnë se ai mund të bëhet trashëgimtari i Hakan Calhanoglu. Problemi i Interit është Milani, sepse klubi rival gjithashtu e pëlqen mesfushorin dhe i duhet të fitojë garën për të në merkato.