“Nuk është e drejtë ajo që po bëjnë”, menaxheri i Davies sulmon Bayern-in: Po e sulmojnë

28 Mars 2024
17:32
Denis Hakanaj
back button

Menaxheri i Alphonso Davies ka sulmuar Bayern Munich lidhur me qëndrimin e klubit për rinovimin e kontratës, me një transferim te Real Madrid në verë që duket i pashmangshëm.

Mbrojtësi i majtë 23-vjeçar thuhet se ka marrë një ofertë për rinovimin e kontratës nga bavarezët, por një marrëveshje është ende shumë larg.

Si rezultat, Davies i është dhënë afat deri në prill që ose të pranojë ofertën e kontratës nga Bayern Munich ose të paraqesë një propozim nga çdo ekip që dëshiron ta marrë atë, sipas drejtorit sportiv Max Eberl.

Nedal Huoseh, menaxheri i Davies tani ka kritikuar bavarezët për trajtimin e situatës, duke kritikuar nevojën e tyre për një përgjigje të shpejtë pavarësisht pasigurisë së vazhdueshme në klub.

Duke folur për BILD, Huoseh tha: “Është e padrejtë të marrësh një ultimatum nga Bayern. Ne do të vendosim se si të vazhdojmë në fund të sezonit kur të ketë më shumë qartësi.

“Është e padrejtë që Alphonso tani po sulmohet. Ne ishim afër një marrëveshjeje një vit më parë. Më pas të gjithë drejtuesit e klubit u zëvendësuan. Ne nuk dëgjuam asgjë për shtatë muaj.

“Tani po na jepet një ultimatum dhe supozohet të reagojmë brenda dy javësh, sepse klubi është nën presion dhe iu desh shumë kohë për të zëvendësuar drejtuesit? Kjo nuk është e drejtë”, vazhdoi ai.

“Është një kontratë shumë e rëndësishme në karrierën e Alphonso-s dhe ne duhet të marrim vendimin pa e ditur se kush do të jetë trajneri sezonin e ardhshëm ose si duket skuadra. Kjo është arsyeja pse ne mendojmë se është e padrejtë të reagojmë ndaj ultimatumit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit