Conor Gallagher i është kundërpërgjigjur trajnerit të Chelseat, Enzo Maresca, pasi u detyrua të transferohej tek Atletico Madrid këtë verë.
Chelsea dhe Atletico arritën një marrëveshje për një tarifë transferimi prej 36 milionë £ për Gallagher pas një procesi të gjatë dhe disi të tensionuar negociatash.
Në një moment, Atletico dukej gati të tërhiqej nga marrëveshja, por lëvizja përfundimisht u realizua me mesfushorin anglez që u largua nga Maresca.
Largimi i Gallagher ka ngjallur reagime të përziera në mesin e tifozëve të Chelseat, me shumë që ndihen të zhgënjyer kur shohin një talent vendas të largohej kur ishte në kulmin e tij.
Kur Gallagher u pyet në lidhje me mendimet e Maresca se ai nuk përshtatet me stilin e futbollit të italianit, ai tha:
“Unë nuk mendoj se kjo është e vërtetë personalisht. Mendoj se sezonin e kaluar kam pasur një sezon të mirë me Chelsean dhe ju mund të shihni se Mauricio Pochettino më aktivizonte në çdo ndeshje dhe tregonte besimin e tij tek unë. Dhe tifozët vlerësuan atë që bëra në fushë.
“Unë jam shumë mirënjohës për të gjitha këto dhe shumë mirënjohës për tifozët, dhe shumë mirënjohës për Pochettino që më dha atë platformë për të shprehur veten dhe për të treguar versionin më të mirë të vetes sime te Chelsea”.