Tudor revolucionon Lazion përpara ndeshjes së nesërme kundër Inter-it. Në ‘Meazza’ priten shtatë ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Empol-it.
“Do të duhet një ndeshje perfekte kundër Interit”, nënvizoi trajneri i bardhekaltërve para se të “ndizej” për çështjen e kalendarit që rrezikon të “shtrembërojë” luftën për një vend në Champions League dhe Europa League, me rikuperimin e Atalanta-Fiorentina të planifikuar pas përfundimit të kampionatit.
“Nuk është një gjë normale, në mënyrë që të ketë më shumë rregullsi duhet të mendojmë më përpara për këto gjëra”.
FORMACIONI I MUNDSHËM KUNDËR INTER-it
(3-4-2-1): Provedel; Patric, Casale, Gila; Marusic, Vecino, Rovella, Pellegrini; Kamada, Zaccagni; Castellanos