“Nuk funksionon kështu te Chelsea”, Tuchel paralajmëron Lukaku-n: Kjo gjë nuk mund të ndodhë

18 Janar 2022
15:37
Denis Hakanaj
back button

Thomas Tuchel ka paralajmëruar Romelu Lukaku-n në konferencë për shtyp.

“Mendoj se po bëjmë gjithçka është e mundur për ta ndihmuar, por nuk do të doja që gjithçka të reduktohej te një lojtar i vetëm, edhe pse flasim për një lojtar kyç dhe të gjithë duam të jetë vendimtar”, ka thënë Tuchel.

“Megjithatë, mendoj se është një gabim që e gjithë skuadra të punojë për një lojtar. Futbolli është një lojë skuadre, për mua nuk ekziston që 10 ose 11 lojtarë t’i shërbejnë njërit.

“Te Chelsea nuk funksionon kështu, në futboll nuk funksionon kështu. Çdo lojtar duhet të vihet në shërbim të skuadrës, ky është koncepti dhe kështu do të jetë gjithmonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit