“Nuk gënjej dot në TV”, Kane nxjerr keq Carragher pas fitores ndaj Lazio-s (Video)

6 Mars 2024
16:54
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi anglez, Harry Kane, mohon që Jamie Carragher t’i ketë telefonuar para ndeshjes së Bayern Munich kundër Lazios të martën: “Ne jemi miq, por nuk do të gënjej në televizion”.

Kane iu bashkua ekipit të CBS Sports pasi shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Champions League ndaj Lazios të martën mbrëma. Fitorja i ndihmoi bavarezët të kualifikoheshin në çerekfinale, duke eliminuar bardhekaltrit.

Intervista e tij pas ndeshjes ishte gazmore, pasi sulmuesi anglez ekspozoi ekspertin e CBS Carragher, i cili pretendoi se i kishte telefonuar sulmuesit para ndeshjes.

“Kjo është gënjeshtër”, pranoi Kane, duke shkaktuar të qeshura nga Micah Richards dhe Thierry Henry.

“Po u them të gjithëve në Amerikë se jemi miq, se kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk mund ta besoj që sapo ma bëre këtë!”, tha Carragher duke buzëqeshur, kështu që Kane u përgjigj: “Ne jemi miq, por unë nuk do të gënjej në TV!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit