Nuk gjeti hapësira tek Eintracht, portieri ynë kuqezi huazohet në… Bundesliga 2

6 Korrik 2024
7:30
Alfred Lleshi
back button

Përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, Eintracht ka bërë të ditur se ka huazuar një prej talenteve më interesantë në skuadrën e tij. Simon Simoni, portieri 19-vjeçar shqiptar, transferohet tek Ingolstadt, ekip gjerman i kategorisë së tretë (Bundesliga 2), deri në fund të sezonit.

I lindur në vitin 2004, Simoni u largua nga Shqipëria dhe Dinamo në janar 2023, pak muaj pasi mori thirrjen e parë në kombëtaren e të rriturve. Ai nuk ka luajtur asnjëherë me Eintracht për një vit e gjysmë atje, ndërsa ka bërë 22 paraqitje me ekipin e dytë.

Gjatë kësaj eksperience ka pësuar 24 gola dhe ka mbajtur 9 porta të pastra. Simoni ishte pjesë e kombëtares kuqezi në Europianin e Gjermanisë, edhe pse nuk u federua në listën përfundimtare të UEFA-s. Megjithatë, u stërvit rregullisht nën urdhërat e Sylvinho, teksa shihet si e ardhmja e portës sonë të kombëtares.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit