“Nuk heq dorë nga kombëtarja, pas një viti marrim të artën në Tokio”

18 Shtator 2019
18:33
Telesport
back button

Botërori i basketbollit zhvilluar në Kinë ishte një dështim për kombëtaren amerikane, që e mbylli këtë turne në vendin e shtatë. Shumë nga yjet e NBA-së nuk morën pjesë në këtë turne për kombëtaren amerikane. Mes tyre mungoi edhe Stephen Curry (Golden State), që në një intervistë për ESPN konfirmoi se pas një viti do të jetë në kombëtare me një mision të qartë.

Plani im është të luaj në Lojërat Olimpike. Shpresoj të mos dëmtohem apo të mos ketë faktorë të tjerë që të më ndalojnë pjesëmarrjen. Gjithsesi, në Tokio dua të jem. Kam fituar 2 medlaje të arta në Botërore, por nuk kam luajtur asnjëherë në Olimpiadë dhe është një eksperiencë që dua ta provoj. Pavarësisht asaj që ndodhi në Pekin jemi ende më të mirët do e tregojmë pas një viti”, tha Curry.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit