Nuk i dha penallti Gjermanisë, Taylor sërish nën akuzë. Pozicion jashtë loje apo symbyllje e turpshme?!

5 Korrik 2024
21:35
Alfred Lleshi
back button

Vendimi i gjyqtarit Anthony Taylor për të mos akorduar penallti për Gjermaninë po shkakton shumë diskutime. Kjo për shkak të prekjes shumë të qartë topit nga Cucurella me dorën e majtë në gjuajtjen e Musiala, në minutën e parë të pjesës së dytë të shtesës, kur rezultati ishte 1-1 kundër Spanjës.

Për arbitrin anglez, të cilin tifozët e Romës e mbajnë mend mirë për një episod të ngjashëm në finalen e Ligës së Europës kundër Sevilla, nuk kishte kushte për të fishkëllyer penallti, por shumë pyesin se si është e mundur.

Në Spanjë flitet për një “offside” të mundshëm të Fullkrug (shkruan “Marca”), i cili më pas bën që topi të vërshojë drejt këmbëve të mesfushorit-sulmues të Bayernit, por në Gjermani nuk ka qetësi. Bastian Schweinsteiger, siç raportohet nga “Sport Bild”, komentoi: “Dikush duhet të ma shpjegojë këtë vendim. Nëntë nga dhjetë herë është penallti”.

Komenti nga “Sky Sports DE”, megjithatë, ishte më i qetë: “Mund të kishte arsye për një penallti, pas prekjes së topit me dorë nga Marc Cucurella në minutën e 106-të”. Episodi do të diskutohet për një kohë të gjatë, edhe sepse Taylor, i cili kishte treguar se kishte parë krahët e mbrojtësit spanjoll të ngjitur në trupin e tij, e ndërpreu lojën disa sekonda për t’u konsultuar me VAR-in, përpara se të vazhdonte ndeshjen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit