Mbrojtësi i Arsenalit, Riccardo Calafiori, mbrëmë fitoi vëmendje të madhe në rrjet me një episod gjatë ndeshjes me Paris Saint Germain.
Shoku i skuadrës, Declan Rice, i dha një suplement që e ndihmoi ta çonte lojën në fund, por në rrjetet sociale u hodh dyshime se ai po përdorte një cigare elektronike.
Kur gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me karton të verdhë, mbrojtësi italian përdori suplementin dhe u rigjenerua për të mbledhur forcat. Kaq është shpjegimi.
Bëhet fjalë për një xhel energjie, i cili lejohet në futboll dhe përdoret për të shtuar energjinë e lojtarëve për disa minuta më shumë.