“Nuk jam Ferguson, ja pse më pëlqente Allegri”

20 Qershor 2019
11:54
Anton Cicani
back button

Maurizio Sarri është ngacmuar edhe në lidhje me faktin se çfarë do të donte të merrte nga Allegri, ish-trajneri bardhezi që fitoi pesë tituj radhazi… "Allegri lë një trashëgimi të rëndë! Nuk është e thjeshtë në pesë vitet e ardhshme të fitosh atë që ai ka fituar në pesë vitet e fundit. Do të më pëlqente që të vazhdoja të shihja një skuadër me aftësi që edhe në dhjetë minuta kthen një ndeshje ku kishte qenë në vështirësi. Skuadra e tij ishte psikologjikisht e vështirë për t'u përballur". 

"A do të ndryshoj edhe sektorin e të rinjve me filozofi? Nuk jam Fergusoni, më ndajnë 20 apo më shumë vite karrierë me të. Do të përpiqem bashkë me klubin të punoj".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit