“Nuk jam pasardhësi i Pogba te Juventus, përpiqem të jem versoni më i mirë i vetes time”

5 Nëntor 2024
10:05
Telesport
back button

Francezi Kephren Thuram, mesfushori me tipare mbrojtëse i Juventus, rikthehet të luajë sot në vendlindje, në përballjen që bardhezinjtë do të luajnë ndaj Lille në Champions League.

Ai është konsideruar si Pogba i ri te Juventus, por Thuram nuk është dakord me këtë krahasim: “Nuk ka dy Pogba. Ai është një lojtar shumë i mirë dhe këtë e ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij”.

Unë përpiqem të jem versioni më i mirë i vetes, të sjell cilësitë e mia në fushë, por nuk mund të them se jam trashëgimtari i Pogba apo i ndonjë personi tjetër”, u shpreh më tej 23-vjeçari.

I ardhur te Juventus këtë verë, mesfushori ka luajtur në 8 ndeshje me bardhezinjtë deri më tani. Ai pritet të jetë titullar sot në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit