Sezoni i parë i Milan Skriniar me fanellën e PSG-së ishte një sezon i vështirë. Ish-qendërmbrojtësi i Inter gjeti pak hapësira dhe shpesh u vendos në stol nga trajneri Luis Enrique. Gjithsesi, vetë lojtari e konsideron bilancin e vitë të parë në Paris mjaft pozitiv.
“Deri në momentin e dëmtimit isha një nga lojtarët më shumë të aktivizuar në ekip. Më është dashur të jem jashtë fushave për katër muaj e gjysmë, por u ktheva më herët pas lëndimit. Padyshim që do të gjeja më shumë konkurrencë dhe ne po luftojmë për një vend si titullar”, tha Skriniar.
“Kur trajneri kishte nevojë për mua, isha gati edhe për pesë, dhjetë minuta… Dhe jam i lumtur që kam luajtur të gjitha ndeshjet në fund të sezonit”, tha sllovaku, që ka folur edhe për thashethemet se mund të lërë PSG pas vetëm një sezoni.
“Nuk i kushtoj rëndësi këtyre fjalëve. Më pyetën edhe gruaja, babai, nëna, vëllai. Nuk dëgjova asgjë të tillë nga trajneri apo klubi, askush nuk më tha se nuk më duan më, se duhet të kërkoj një vend të ri. Janë fjalë boshe”, tha Skriniar.
“Lëndimi më ka ngadalësuar disi, por po eci përpara. Unë jam mirë në Paris, nuk jam penduar kurrë që kam marrë këtë hap, që lashë Inter për PSG. Është një klub i shkëlqyer në çdo aspekt. Koleksionit tim i janë shtuar tre trofe që kemi fituar këtë sezon, u shpreh Milan Skriniar.”.