“Nuk janë aq të mirë”, ish-ylli kundër Kroos dhe Modric: Mund t’ju them 10 të tjerë më të mirë se ata

23 Maj 2024
21:00
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e Chelseat, John Obi Mikel, ka vënë në shënjestër lojtarët veteranë të Real Madridit.

Obi Mikel këmbëngul se trofetë që lojtarët e kësaj gjenerate kanë fituar janë të pamerituar.

Nigeriani tha:

“Kur shihni se lojtarë si Kroos, Nacho, Carvajal dhe Modric fituan 5 Champions, është pak e padrejtë, sepse këta lojtarë nuk janë as afër të jenë më të mirët në pozicionet e tyre.

“Kjo tregon se trofetë mund të jenë mashtrues. Mund të përmend 10 lojtarë në të njëjtat pozicione që janë më të mirë se këta futbollistë”.

Ai shtoi:

“Të jem i sinqertë, me të vërtetë shpresoj që Borussia Dortmund të fitojë finalen e Champions League. Ata e meritojnë më shumë se Real Madridi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit