“Nuk janë më të mirë”, presidenti i Brazilit kundër yjeve të Real-it dhe Barçës

12 Tetor 2024
16:11
Denis Hakanaj
back button

Presidenti i Brazilit ka bërë thirrje për përfshirjen e lojtarëve vendas në ekipin kombëtar në vend të lojtarëve që luajnë në Europë.

Pas humbjes kundër Paraguait në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 muajin e kaluar, Brazili u kthye te fitorja kundër Kilit të enjten.

Seleçao kaloi në disavantazh, por arriti të përmbyste rezultatin me Igor Jesus dhe Luis Henrique.

Në mungesë të sulmuesit Vinicius Jr, sulmuesi i Botafogo-s Henrique dhe Jesus ndihmuan skuadrën e Dorival Junior të merrte tri pikë shumë të rëndësishme për kualifikueset e Kupës së Botës.

Pas paraqitjes mbresëlënëse nga yjet e kampionatit brazilian, presidenti i vendit Luiz Inacio Lula da Silva ka argumentuar se Seleçao duhet të përfshijë më shumë lojtarë nga kampionati i tyre në vend që të përzgjedhë lojtarë që luajnë në Europë.

Në një intervistë në radio, kreu i shtetit të Brazilit pohoi: “Ata që janë jashtë nuk janë më të mirë se ata që luajnë këtu. Në Brazil, ka lojtarë të mirë të së njëjtës cilësi (si ata që luajnë jashtë), kështu që i duhet t’i japin një mundësi atyre që kemi këtu”.

Për beIN Sports, Lula shtoi se kohët e fundit u takua me presidentin e Federatës së Futbollit të Brazilit (CBF) dhe ai i kërkoi atij të shikonte talentet vendase në vend që të shkonte pas yjeve si Vinicius, Rodrygo, Militao dhe Endrick nga Real Madrid ose Raphinha nga Barcelona.

Seleçao do të rikthehet në fushë të mërkurën teksa do të përballet me Perunë në një tjetër ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit