Mesfushori holandez Tlijjan Reijnders, ka analizuar sezonin e tij të parë me fanellën e Milan. Këtë sezon ai ka realizuar 4 gola në 48 ndeshje zyrtare me kuqezinjtë, duke qenë një lojtar i aktivizuar shpesh nga trajneri Pioli.
“Ne nuk jemi të kënaqur, qëllimi ynë ishte të fitonim titullin kampion në Serie A, por nuk ndodhi. Sa për mua, është vetëm çështje kohe që të përshtatem me futbollin italian, të përmirësohem dhe të hedh hapa më të mëdhenj sezonin e ardhshëm”, tha Reijnders.
“Mendoj se këtë sezon ka pasur shumë lojtarë të rinj, ne duhej të njiheshim me njëri-tjetrin, me lojën tonë. E ardhmja do të bëjë një ndryshim të madh”, tha mesfushori holandez, që e konsideron pozitiv sezonin e tij të parë në Itali.
“Unë jam një lojtar që mund të luaj në të gjitha rolet në mesfushë. Këtë vit jam bërë një mesfushor total që duhet të luaj gjithashtu. Përmirësimi im më tej, ishte shumë i dobishëm për skuadrën. I jam shumë mirënjohës klubit për mundësinë që kam për të luajtur për Milan”, u shpreh Reijnders.