“Nuk ka asgjë për t’u menduar”, legjenda e United këshillon yllin e Liverpool-it: Duhet të largohet

26 Korrik 2024
10:52
Denis Hakanaj
back button

Dwight Yorke, ish-sulmues i Manchester United, ka kwshilluar Trent Alexander-Arnold tw largohet nga Liverpool-it dhe tw transferohet te Real Madrid.

“Nuk do të habitem nëse Real Madridi bën një ofertë zyrtare për të. Ai ka luajtur vetëm për klubin e tij të fëmijërisë dhe ka fituar Premier League, Champions League dhe gjithçka tjetër, por fakti që ka një mik te Real Madrid mund ta tundoje atë të shkojë në klubin më të madh në futbollin botëror për momentin.

“Për mua, nuk ka asgjë për t’u menduar. Nëse do ta këshilloja atë, këto janë gjërat që do të shikoja sepse këtu ai vetëm kritikohet. Ai duhet të mendojë seriozisht të largohet dhe të shkojë te Real Madrid”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit