“Nuk ka asnjë problem me Mbappe”, Camavinga: Ja pse e duam të gjithë

12 Tetor 2024
14:41
Denis Hakanaj
back button

Një lojtar që do të jetë i lumtur të shohë përfundimin e ndeshjeve të kombëtareve të tetorit është Kylian Mbappe.

Vendimi i Mbappe për të mos u grumbulluar me Francën për ndeshjet e Nations League kundër Izraelit dhe Belgjikës vazhdon të shkaktojë polemika.

Pjesëmarrja e tij në ndeshjen e fundit të Real Madridit para pushimit për kombëtares ngriti dyshime mbi seriozitetin e dëmtimit që e detyroi atë të zgjidhte kundër grumbullimit.

Pas një bisede mes Mbappe dhe trajnerit të Francës, Didier Deschamps, ku u ra dakord për një periudhë pushimi për 25-vjeçarin.

Megjithatë, aktivizimi i tij i vazhdueshëm me klubin thuhet se ka mërzitur Deschamps, i cili kishte përshtypjen se kapiteni i tij nuk ishte plotësisht i shëndetshëm.

Eduardo Camavinga i ka dalë në mbrojtje shokut të skuadrës te Franca dhe Real-i duke hedhur poshtë zërat për pakënaqësi ndaj sulmuesit.

“Gjithçka po shkon mirë për të në Madrid. Ai flet mirë spanjisht, gjë që e bëri më të lehtë përshtatjen e tij. Ai është një person i thjeshtë dhe i përulur”, ka thënë Camavinga.

“Ai është përshtatur shpejt me dhomën e zhveshjes, të gjithë e pëlqejnë atë.

“Ai po bën mirë në Spanjë. Ai ka shënuar shumë gola dhe mendoj se do të vazhdojë kështu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit