“Nuk ka ekzistuar kurrë”, Al-Khelaifi: Shpresoj që një ditë ta kuptojnë gabimin

7 Dhjetor 2024
16:27
Telesport
back button

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, është rikthyer të  flasë për Superligën, duke siguruar për Marca-n se:

“Jo, nuk ekziston. Në realitet nuk ka ekzistuar kurrë, përveçse në kokat e disa njerëzve që gënjejnë veten. Dhe tani, me formatin e ri të tre kompeticioneve për meshkuj të UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube të rinovuar të FIFA-s, është e pamundur.

“Askush nuk do ta mbështesë atë: as tifozët, as lojtarët, as mediat, as qeveritë, as klubet… Ju e dini që vetëm dy klube e mbështesin atë; shpresoj që një ditë ata të kuptojnë gabimin e tyre dhe të kthehen në familjen europiane”.

Për formatin e ri të Champions League:

“Unë mendoj se është një format shumë i përmirësuar për të gjithë. Ju shikoni renditjen, mediat, tifozët… ju shihni rezultatet e të gjitha skuadrave: më shumë konkurrencë, më shumë surpriza, më shumë përfshirje. Madje edhe klubet që ëndërrojnë të luajnë në Europë.

“Në fund, dhe të gjithë e harrojnë, më shumë solidaritet – 440 milionë euro në vit – për skuadrat që nuk luajnë as në kompeticion”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit