Nuk ka mbrojtës, Ancelotti rikthen mesfushorin mbrapa! Ka një lajm të mirë pas dy javësh…

6 Shtator 2024
17:32
Telesport
back button

Real Madrid po vuan shumë nga dëmtimet në këtë nisje të sezonit. Rezultatet nuk kanë qenë ato që priteshin, por atmosfera në kryeqytetin spanjoll duket pozitive.

Pushimi prej ndeshjeve ndërkombëtare e ka ndihmuar trajnerin Carlo Ancelotti për të rikthyer qetësinë. Skuadra nuk ka presion dhe të gjithë janë duke u lutur që dëmtimet prej miqësoreve të shmangen në maksimum.

Aktualisht, “Los Blancos” kanë marrë pesë ditë pushim, pra lojtarët të cilët nuk janë grumbulluar me kombëtaret. Ancelotti ka nisur punën për ndeshjen e ardhshme me Real Sociedadin.

Sipas “AS”, ai po planifikon të luajë me Tchouaméni në qender të mbrojtjes, duke marrë parasysh dëmtimet e shumta në mbrojtje. Ndërkohë, fatmirësisht, dëmtimi i Éder Militaos nuk është serioz. Ai do të kthehet pas dy javësh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit