Nuk ka nevojë për shpenzime marramendëse, Real Madrid siguron dy përforcimet e para për sezonin e ri që tani

8 Shkurt 2026
16:31
Telesport
back button

Real Madrid do të bëjë disa ndryshime madhore në ekip gjatë merkatos së ardhshme. Megjithatë, nuk kemi pse të presim deri në verë për të mësuar dy përforcimet e para për sezonin e ri.

I pari do të jetë Endrick, braziliani po shkëlqen te Lyon ku është i huazuar deri në fund të sezonit dhe ka shënuar 5 gola deri tani. Ndryshe nga hera e parë para se të vinte huazimi, Endrick këtë herë do të ketë rol protagonisti dhe sigurisht më shumë minuta në dispozicion.

Përforcimi i dytë do të jetë rikthimi i Nico Paz. Real Madrid do të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit argjentinas për shifrën 10 milionë euro, në bazë të marrëveshjes së bërë më parë me Como-n.

Na Madrid janë të bindur se Nico Paz ka fituar përvojën e duhur në Serie A dhe tani është gati për të provuar veten në ekipin e parë të “Los Blancos”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit