“Nuk ka për të ndodhur”, shuhet ëndrra e Al Khelaifi-t: Tema është mbyllur

6 Shkurt 2024
14:55
Denis Hakanaj
back button

Ndizet debati për të ardhmen e Parc des Princes në Paris. Al Khelaifi, president dhe pronar i PSG-së, në fakt ka shprehur synimin e tij për blerjen e impiantit nga bashkia.

Anne Hidalgo, kryebashkiakja e kryeqytetit francez, megjithatë, u përgjigj ashpër dhe e bëri të qartë qëndrimin e saj për këtë çështje.

Anne Hidalgo foli për të ardhmen e stadiumit të PSG për gazetën Ouest-France:

“E përsëris sot njëherë e mirë, nuk do të ketë shitje të Parc des Princes, është një trashëgimi e parisienëve, tema është mbyllur.

“Bashkia u përfshi në këtë aferë në mënyrë mjaft të ashpër gjatë Botërorit në Katar, kur na akuzuan se po pengonim zhvillimin e klubit.

“Kohët e fundit janë shqiptuar fraza ofenduese, kjo nuk është serioze. Unë e dua futbollin dhe PSG-në, e përsëris: ne jemi të gatshëm të ndihmojmë klubin të përmirësojë objektin, por jo ta shesim atë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit