Nuk ka vend te Real-i, ylli i Los Blancos përgatit lamtumirën

23 Qershor 2024
14:15
Denis Hakanaj
back button

Duke parë sezonin e ardhshëm, sulmi i Real Madridit është vërtet i frikshëm.

Nga ardhja e re Mbappe te Bellingham, nga Vinicius te Rodrygo, deri te  Juselu – vendimtar në gjysmëfinalen e Champions League – dhe ylli Arda Guler (që po shkëlqen në Kampionatin Europian me Turqinë).

Është e pashmangshme që, për anëtarët e tjerë të skuadrës, hapësira në repartin e sulmit të jetë e kufizuar.

Ndër lojtarët që mund të ndëshkohen nga ky bollëk në sulm është Brahim Diaz, i cili megjithatë ishte shumë i dobishëm sezonin e kaluar me 12 gola dhe 9 asiste në 44 ndeshje.

Sipas asaj që raporton Fichajes.com, ish-mesfushori sulmues i Milanit mund t’i thotë lamtumirë Madridit.

Ndoshta në huazim, si kur shkoi në Milano. Megjithatë, nuk përjashtohet që ai të mbetet dhe të luftojë për të fituar hapësirën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit