“Nuk kam parë si Haaland, shkul flokët edhe po humbi një gol në stërvitje”

22 Shkurt 2020
12:04
Alfred Lleshi
back button

Erling Haaland u bë një nga sulmuesit më të mirë të kontinentit, në pjesën e parë të sezonit, te RB Salzburg. Performanca mbresëlënëse e bëri atë të nënshkruajë në merkaton e dimrit me Borussia Dortmund. Trajneri i tij aktual, Lucien Favre, parashikon të ardhme të ndritshme për 19-vjeçarin norvegjez. Ai veçon sidomos obsesionin e shtatlartit për golin. Haaland debutoi këtë të martë në Ligën e Kampionëve me fanellën verdhezi, duke likujduar (me dy gola) PSG.

“Ai arriti nga Salzburgu në janar dhe u përshtat shumë shpejt me ne. Menjëherë tregoi cilësitë, forcën e tij. Haaland është një “fëmijë”, që gjithmonë dëshiron më shumë, ka një mentalitet fantastik. Edhe në stërvitje, nëse humb një mundësi për gol, shkul flokët e tij. Ka shënuar shumë gola në Champions për Salzburgun, do të vazhdojë me këtë ritëm edhe te ne. Është një talent në evolucion, vetëm 19 vjeç”, – tha trajneri zviceran.

Haaland ka realizuar 8 gola dhe ka dhënë një asist në 5 ndeshje që ka luajtur në Bundesliga, që nga ardhja e tij te Borussia Dortmund, në janar. Ai është një nga sulmuesit me mesataren më të mirë të shënimit në Europë. Norvegjezi është përshtatur shpejt me ligën gjermane dhe Dortmundi është nën këmbët e tij…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit