“Nuk kisha dëshirë të rikthehesha në Londër”

14 Korrik 2019
15:39
Telesport
back button

Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata, ka rrëfyer sot për mediat e vendit të tij se qëndrimi në Spanjë te skuadra “colchoneros” ishte opsioni më i mirë që ai kishte për të ardhmen. “Jam i kënaqur që klubi vendosi të më mbajë, duke paguar klauzolën”, tha Morata.

E vërteta është se nuk kisha menduar kurrë për idenë që të luajë sërish me Chelsea sezonin tjetër. Ndaj e vlerësoj shumë përpjekjen që bëri Atletico për të më mbajtur. Nuk ishte një transferim i lehtë, por tani gjithçka u mbyll dhe jam i lumtur”, tha Morata.

Sulmuesi 26-vjeçar erdhi në janar tek Atletico Madrid nga Chelsea në formë huazimi me të drejtë blerje, opsion që skuadra madrilene e shfrytëzoi këtë verë. Në 17 ndeshje me fanellën “colchoneros”, sulmuesi spanjoll realizoi 6 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit