Sulmuesi austriak i Inter, Marko Arnautovic, shënoi një gol të rëndësishëm dje kundër Udinese, në fitoren 2-0 që skuadra zikaltër arriti në Kupën e Italisë.
Një gol që është një sinjal se lojtari nuk ka ndërmend të largohet në merkaton e janarit. Arnautovic, 35 vjeç, ka një kontratë me Inter që skadon në fund të këtij sezoni.
Lojtari ka hedhur poshtë zërat për një lamtumirë në janar: “Nuk ka qenë një periudhë e lehtë në javët e fundit, madje edhe në jetën time private”.
“Kam një kontratë me Inter deri në fund të sezonit dhe dua ta respektoj. Dua të jap gjithçka për këtë ekip, sepse të gjithë e dinë që unë e dua atë“, tha Arnautovic, që ka realizuar dy gola këtë sezon.