“Nuk meritonim as barazimin”, befason ylli i Real-it: Por ky është futbolli

2 Qershor 2024
11:30
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka pohuar se skuadra e tij nuk e meritonte as barazimin në finalen e Champions League, pavarësisht se mundi 2-0 Borussia Dortmundin për të siguruar trofeun e 15-të.

Mbrojtësi spanjoll shënoi golin e parë të ndeshjes për Los Blancos në minutën e 74-të.

Duke folur pas ndeshjes, Carvajal tha për Movistar:

“Në pjesën e parë, nuk meritonim as barazimin, por ky është futbolli dhe ne jemi shumë të lumtur. Ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Gjithmonë i them familjes time, vendosmëria është çelësi i suksesit në karrierë. Kam humbur një rast, por shënova në rastin e dytë”, ka theksuar Carvajal.

Carvajal i referohej rasteve të shumta që Borussia Dortmund pati në pjesën e parë, duke përfshirë Niclas Fullkrug që goditi shtyllën.

Sipas Sofascore, Dortmundi pati tre raste të mëdha kundër Real Madridit dhe bëri 13 goditje në portë. Los Blancos realizuan gjithashtu 13 goditje, por patën vetëm një rast të madh.

Sezoni 2023-24 ka qenë një sezon shumë i suksesshëm për djemtë e Carlo Ancelottit, me ekipin që fitoi La Liga-n, Superkupës e Spanjës dhe Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit