“Nuk mund ta besoj këtë”, Ferdinand zbulon mesazhet e CR7

24 Qershor 2021
16:10
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo kundër Gary Lineker.

Ky është zbulimi i për për BBC nga Rio Ferdinand, ish-shoku i tij i skuadrës te Manchester United.

Portugezi nuk është i kënaqur kur analistët ose ekspertët zgjedhin Leo Messi-n para tij. Një nga këta është ish-sulmuesi anglez, sot prezantues sportiv, Gary Lineker.

“Ti, Gary, ke thënë shpesh në të kaluarën se preferon Messi-n para Ronaldo-s. Ai më dërgon mesazhe: ‘Nuk mund ta besoj që e ka thënë këtë, nuk mund ta besoj se ka bërë këtë tjetrën’, është e pabesueshme, motivohet nga çdo gjë”, ka thënë Ferdinand.

“Cristiano është i bindur se është më i miri, por ka një na tyrë konkurruese. Është një gjë për  të cilën ka nevojë”, ka shpjeguar Ferdinand.

Po çfarë ka thënë Lineker për të zemëruar Cristiano-n?

Vitin e kaluar, ish-sulmuesi ka shpjeguar për BBc se portugezi as që i afrohet Pleshtit kur flitet për më të mirin e të gjitha kohërave.

“Edhe unë jam një fans i madh i Ronaldo-s, por nëse flasim për më të mirin e të gjitha kohërave nuk duhet të ketë asnjë diskutim. Ai është Messi. Është vetëm mendimi im, por unë nuk besoj se janë as afër me njëri-tjetrin”, ka qenë komenti i Lineker.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit