“Nuk ndodh shpesh një gjë e tillë”, Mkhitaryan: Nuk harroj as ata që erdhën para nesh

24 Gusht 2024
17:04
Denis Hakanaj
back button

Pas debutimit sezonal në Marassi ndaj Genoas, ndeshje që përfundoi 2-2, Henrikh Mkhitaryan është gati të përballet me Lecce në javën e dytë të kampionatit, ndeshja e parë e sezonit në San Siro.

“Kam jetuar dy vite perfekte dhe të bukura me Interin, si skuadër kemi punuar gjithmonë që të rritemi brenda dhe jashtë dhomës së zhveshjes dhe do ta bëjmë këtë sërish këtë vit duke u dhënë dorën blerjeve të reja për të përmirësuar lojën tonë dhe për të arritur objektiva të rinj së bashku”, tha mesfushori armen për kanalet e skuadrës zikaltër.

Titulli: “Fitimi i Yllit të Dytë nuk ndodh shpesh, jam i lumtur që kam qenë pjesë e rrugëtimit dhe nuk dua të harroj se kush i fitoi të gjithë trofetë e tjerë, duke na dhënë mundësinë për ta ngritur këtë titull të njëzetë në qiell”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit