Tani është zyrtare: Italia do ta mbyllë sezonin në vendin e dytë në renditjen e UEFA-s sipas kombeve, pas vetëm Anglisë. Një rrethanë që nuk ka ndodhur prej gati 20 vitesh, më saktë që nga viti 2006.
Kualifikimi i Fiorentina-s në finalen e Conference League e ka bërë në fakt pozicionin italian të paprkeshëm nga Spanja, e treta, pavarësisht finales së Champions League të arritur nga Real Madrid.
Italia kishte siguruar tashmë vendin e 2-të në renditjen sezonale, gjë që i lejoi ata të merrnin një vend shtesë në Champions League 2024/25, por tani ata kanë arritur një moment historik edhe në renditjen e llogaritur në bazë pesëvjeçare.
Sigurisht, finalet e dyfishta europiane të arritura në vitet e fundit nga Interi (2020 dhe 2023), Roma (2021 dhe 2022) dhe Fiorentina (2023 dhe 2024) janë vendimtare.
Madje, diferenca me Spanjën parashikohet të rritet më tej sezonin e ardhshëm, kur viti 2019/20 do të përjashtohet nga përllogaritja.
Renditja aktuale
1) Anglia – 104,303 pikë
2) Italia – 89,426 pikë
3) Spanja – 89,239 pikë
4) Gjermania – 86,338 pikë
5) Franca – 66,831 pikë