Nuk po gjen shumë hapësira te Bayern por mbrojtësi refuzon transferimin te Manchester United

10 Dhjetor 2024
12:57
Telesport
back button

Mbrojtësi 27-vjeçar austriak Konrad Laimer ka refuzuar transferimin te skuadra e Manchester United.

Aktualisht ai luan me Bayern Munich, ku këtë sezon është aktivizuar në 16 ndeshje, duke mos gjetur shumë hapësira. Sipas “Sport Bild”, skuadra angleze kishte kërkuar lojtarin në formë huazimi në janar.

Ka qenë vetë Laimer ai që nuk ka pranuar të transferohet në “Old Trafford”, duke i komunikuar trajnerit Vincent Kompany se dëshiron të qëndrojë me bavarezët deri në fund të sezonit.

Austriaku ka një kontratë deri në vitin 2027 me Bayern dhe kostoja e kartonit të tij shkon rreth 25 milionë euro. Ai është aktivizuar në 59 ndeshje dhe ka realizuar një gol me fanellën e Bayern Munich.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit