Në sezonin e tij të parë me Real Madrid, mesfushori anglez Jude Bellingham ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme. 20-vjeçari ka realizuar 22 gola në 39 ndeshje zyrtare, duke kaluar çdo pritshmëri.
Bellingham ishte protagonist edhe dje në fitoren 2-1 që Real Madrid arriti ndaj Bayern Munich në gjysmëfinalen e Champions League. Në finale, ai do të përballet me ish-skuadrën e tij të Borussia Dortmund.
“Nuk kam ëndërruar kurrë të luaj këtë finale kundër ish-skuadrës sime, për më tepër në vendlindjen time, në Angli. Do të jetë emocionuese dhe një ndeshje e veçantë për mua”, tha Jude Bellingham.
“Jam shumë i lumtur. Familja ime ishte këtu dhe vlen shumë më tepër. Për mua do të jetë shumë emocionuese për të luajtur finalen e parë të Champions. Zidane është burimi im i frymëzimit, por edhe Seedorf”, tha më tej anglezi.
Këto paraqitje e bëjnë Bellingham kandidat për të fituar Topin e Artë vitin tjetër, por ai nuk mendon për këtë gjë: “Nuk mund të them më asgjë pas asaj që më tha djali, nuk e mendoj më për të”.