“Nuk shkëlqyem por ishim cinikë, jemi të përgatitur për të shkuar deri në fund”

20 Qershor 2024
8:26
Telesport
back button

Ilkay Gundogan, mesfushori i Barcelonës, u zgjodh MVP i ndeshjes Gjermani-Hungari e vlefshme për Euro 2024. Një paraqitje e shkëlqyer e mesfushorit gjerman, që u shpreh i kënaqur me fitoren 2-0, që i dha ekipit të tij kreun e Grupit A dhe kualifikimin në fazën tjetër.

Së pari jam i lumtur me fitoren. Shpresoj që gjërat të vazhdojnë kështu dhe të vazhdojmë të ushqejmë këtë entuziazëm te tifozët dhe në mbarë vendin. Ndjej besimin e trajnerit”, tha Gundogan.

Lojtarët dhe stafi shumë i mirë në skuadër po punojnë mirë. Kjo më lejon edhe mua të luaj lirshëm në fushë. Jo vetëm për mua, por edhe për shokët e mi”, tha më tej mesfushori gjerman.

Duke folur për për performancën e tij dhe të kombëtares kundër Hungarisë, ai shtoi: “Kjo ndeshje ishte lloji i situatës që mund të kishim nevojë. Ata luajtën shumë mirë në disa momente”.

Nuk ishte ndeshja perfekte nga ne, por ishte lloji i ndeshjes që ju nevojitet gjatë një turneu. Falë kësaj ndeshjeje ne mundemi themi se jemi shumë të përgatitur për sfidën e të radhës”, u shpreh Gundogan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit