“Numrat 1” nuk zhgënjejnë, Sinner dhe Swiatek avancojnë më tej në US Open

1 Shtator 2024
10:38
Telesport
back button

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të tretë në grand slam të US Open, duke përcaktuar tenistët më të mirë që avancojnë më tej.

Numri 1 për meshkuj, italiani Jannik Sinner, avancon më tej pas fitores 3-0 ndaj Christopher O’Connell (6-1, 6-4, 6-2).

Një biletë për më tej siguron edhe rusi Daniil Medvedev, që mundi 3-0 Flavio  Cobolli. Kualifikohet edhe austyraliani Alex de Minaur.

Te femrat, fiton numri 1 në botë, polakja Iga Swiatek. Ajo mposhti 2-0 (6-4, 6-2) Anastasia Pavlyuchenko.

Më tej kualifikohet edhe tenistja daneze Caroline Wozniacki, ajo italiane Jasmine Paolini dhe ajo amerikane Jessica Pegula.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit