Numri “1” i futbollit spanjoll sulmon Premier League: “Doping financiar, do vijë momenti që…”

1 Shkurt 2023
18:23
Telesport
back button

Numri “1” i futbollit spanjoll, Javier Tebas sulmon Premier League. Pas merkatos së rekordeve të klubeve angleze qe kane prekur thuajse 900 mln euro investime ne merkaton e janari, presidenti i Ligës spanjolle ka thumbuar menaxhimin ekonomik të kompanive jashtë shtetit.

“Ne lexojmë për forcën e Premier League por nuk është kështu: është një kompeticion i bazuar në humbjet milionere të klubeve (të ardhurat e zakonshme nuk u mjaftojnë), shumica e klubeve janë të droguar ekonomikisht”, ka shkruar numri 1 i La Ligas iberike në llogarinë e tyre në Twitter.

Tebas më pas shtoi edhe një video nga Javier Gomez, drejtor i korporatës së La Liga-s, i cili shpjegon situatën e kompanive angleze: “Është e vërtetë që aksionarëve u lejohet gjithashtu të mbështesin klubin me kufij të caktuar, të vënë para në mënyrë që ata të mund të shpenzojnë më shumë se çfarë mund të gjenerojë vetë klubi – fjalët e menaxherit të La Ligës.

“Në Premier League ndodh e kundërta, as më shumë e as më pak, klubet po dopohen financiarisht, po injektojnë para që klubi nuk i gjeneron për t’i shpenzuar dhe kjo ka sjelle edhe lirine qe kane ne merkato. Kjo vë në rrezik mbijetesën e një klubi kur ky aksioner largohet dhe për mendimin tonë po mashtrojne sepse zvarrisin poshte pjesen tjetër të ligave te futbollit”, përfundoi ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit