Numri 2 eliminohet nga Roland Garros, kualifikohen Swiatek, Gauff e Rybakina

31 Maj 2023
8:18
Telesport
back button

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të parë të grand slam të Roland Garros dhe surprizat nuk munguan. Numri 2 në botë, tenisti rus Daniil Medevev, u eliminua nga gara, pas humbjes 3-2 ndaj brazilianit Thiago Seyboth, numri 172 në botë, që vinte nga kualifikueset.

Eliminohet edhe austriaku Dominic Thiem, që u mund 3-2 nga argjentinasi P.Chachim, ndërsa kroati Borna Coris mundi 3-1 argjentinasin F.Coria. Në raundin e dytë avancvojnë edhe gjermani Alexander Zverev, italiani Janick Sinner, norvegjezi Casper Ruud si dhe bullgari Grigor Dimitrov.

Te femrat, avancon pa probleme numri 1 në botë, tenistja polake Iga Swiatek, që mundi 2-0 spanjollen C.Busca. Eliminohet bjellorusja Victoria Azarenka, që u mund 2-1 nga kanadezja Bianca Andreescu. Një biletë për më tej sigurojnë numri 4 në botë Elyna Rybakina dhe numri 6, tenistja amerikane Coco Gauff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit