Arne Slot, trajneri i Liverpool-it, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Bournemouth. Ai u ndal edhe te situata e Darwin Nunez, të cilit deri më tani i është dashur të kënaqet me marrjen e përgjegjësisë gjatë ndeshjes, pra si zëvendësues: “Ai po punon shumë, më pas do të vijnë edhe golat. Mendoj se kjo është ajo që bëri kur hyri në lojë kundër Milanit.
Një lojtar hyn në skuadër, pastaj, si pasojë, një sulmues shënon ose asiston. Kjo ndodhi së pari me Lucho (Luis Diaz), me Mo (Salah) dhe Diogo (Jota). Nëse luani në një ekip si Liverpool-i, gjithmonë do t’i shënoni golat tuaj, ose do të jepni asiste”.
Slot vazhdoi më tej: “Për mua, mbi të gjitha ka rëndësi puna që bëjmë pa top. E di që ata mund të shënojnë gola dhe të japin asiste, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Darvin. Ai do të ketë shanset e tij në të ardhmen e afërt. Po luajmë shumë ndeshje dhe mendoj se tani është gjithnjë e më i aftë për formacionin. Dita-ditës po e kupton më mirë se çfarë presim prej tij. Ai po konkurron për një vend me Diogo, i cili, për mendimin tim dhe për mendimin tonë, ka bërë shumë mirë në ndeshjet e fundit”.
Më në fund, trajneri sqaroi se sulmuesit në fjalë nuk i mungon vetëbesimi: “Mendoj se u kthye nga Kupa e Amerikës me shumë besim, shënoi gola të mirë. Darvin ka gjithmonë besim te vetja, kudo që ka luajtur ka shënuar gjithmonë gola. Ndonjëherë ndodh që gjatë ndeshjeve të mos shënosh, por vazhdon t’i përkushtohesh skuadrës. Jam 100% i sigurt se ai do të shënojë gola rregullisht”.