Nunez turpëron kundërshtarin dhe më pas veten: gafa është e pabesueshme (Video)

27 Tetor 2023
14:53
Denis Hakanaj
back button

Liverpool ka marrë një fitore të thellë 5-1 mbrëmjen e së enjtes në ndeshjen e Europa League të luajtur në Anfield kundër Toulouse.

Një nga protagonistët e ndeshjes ka qenë edhe Nunez, sulmuesi uruguaian i Të Kuqve, i cili ka shënuar golin e tretë për ekipin e tij para fundit të pjesës së parë.

Megjithatë, ai ka qenë protagonist edhe i një episodi tjetër më pak të pëlqyer në minutën e 65-të.

Nunez ka është futur në zonën e rreptësisë pasi ka kaluar me një lëvizje të bukur mbrojtësin e fundit, duke e bërë këtë të fundit të humbasë ekuilibrin, më pas ka kaluar edhe portin duke dalë para portës së boshatisur, por në fund ka goditur shtyllën.

Një moment i pabesueshëm që është bërë viral në rrjetet sociale.

Fatmirësisht për Nunez, topi ka shkuar te Ryan Gravenberch, i cili ka realizuar golin e katërt për Liverpool-in.

Episodi ka ndezur komentet e tifozëve në rrjetet sociale: “Nunez më duket si Torres te Chelsea”.

Një tjetër ka shkruar: “Nuk kam parë kurrë një lojtar më kaotik te Liverpool-i. Mund të bëjë gjithçka mirë, por më pas ka momente si ky. Është shumë argëtues”.

Megjithatë, disa të tjerë kanë bërë shaka duke thënë se Nunez e ka goditur shtyllën qëllimisht për të dhënë një asist për shokun e tij të skuadrës.

Një tifoz ka shkruar: “Një gjest altruizmi nga Darwin”.

Një tjetë ka bërë shaka: “Altruizëm për Darwin. Ka përdorur shtyllën për t’i dhënë Gravenberch golin që meritonte”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit