Nuno Gomes: Milan, merre pa u menduar këtë lojtar! Leao? Talent puro!

9 Gusht 2020
23:14
Telesport
back button

Ish-sulmuesi i Fiorentina, Nuno Gomes kthehet të flasë dhe këtë herë e bën me superlative për Florentino Luis, objektivi i Milanit për mesfushën, por edhe Rafael Leao.

Këto janë fjalët e Portugezit. “Sipas mendimit tim, Florentino  është shumë gati të luajë në nivelin e Milanit. Ky ishte sezoni i tij i dytë në ekipin e parë. Ka shumë ndeshje në këmbët e tij në ekipet e kombëtares së të rinjve. Këtë vit luajti shumë në muajt e parë edhe pse jo në fund…”.

Mendoj se është i gatshëm të luajë gjithmonë në një nivel shumë të lartë. Luan përpara mbrojtjes dhe megjithëse nuk bie në sy, puna që bën është e jashtëzakonshme”.

Leao – “Rafael Leao është një talent i pastër. Sipas mendimit tim, atij thjesht i duhet kohë dhe besim nga shokët e tij të skuadrës dhe trajneri. Ai mund të ketë një personalitet të veçantë, por kur ka topin mund të bëjë diçka të veçantë. Po ju them se dy herë kur isha te Benfica jam munduar ta tërheq nga Sporting. Kur arrita në Serinë A në 2002, pata edhe unë vështirësi. Nuk është e lehtë të arrish në Itali dhe menjëherë të jesh vendimtar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit