Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, ka bërë një krahasim befasues mes mbrojtësit të majtë Oleksandr Zinchenko dhe superyllit të Argjentinës, Lionel Messi, përpara sezonit të ri.
Gjatë një interviste të fundit me ESPN, ish-mesfushorit të Real Madridit iu kërkua të përshkruante shokët e tij të skuadrës së Topçinjve duke përdorur një fjalë.
Kur u pyet për ish-mbrojtësin e Manchester Cityt, ai u përgjigj: “Messi”.
Zinchenko, i cili iu bashkua Arsenali-t nga City në verën e vitit 2022, u kritikua pak për paraqitjet e tij sezonin e kaluar.
27-vjeçari ishte titullar në 24 nga 35 ndeshjet e luajtur, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asistie.
Në sezonin 2024-2025, ukrainasi mund të ketë më pak hapësira tek Arsenal-i.
Ai ka të ngjarë të jetë një rezervë për qendërmbrojtësin e gjithanshëm Riccardo Calafiori, i cili u ble nga Bologna për 42 milionë sterlina këtë verë.